Profili Kompanisë
Dyqani elektronik smard.info është biznes i ri në Kosovë, i bazuar në përvojën dhe punën shumëvjeçare të kompanive të ndryshme që operojnë në SHBA, në Evropë dhe në Japoni.
Ideja është që bizneseve t’ju lehtësohet furnizimi me artikujt e kërkuar dhe zbritja e shpenzimeve te furnizimit. Përmes një organizimi të sofistikuar dhe stafit të specializuar, ne do t’ju lehtësojmë dhe përmbushim të gjitha kërkesat për një zyrë sot.
Benifitet që biznesi ju ofron janë si në vijim:
• Dërgimi i produkteve tek zyra e juaj
• Produkte kualitative me çmim tregu
• Të gjitha produktet ju sjellim në një faturë të vetme të cilën e regjistroni si shpenzim dhe përfitoni në uljen e tatimit në fitim - duke evituar edhe grumbullimin e kuponëve dhe letrave tjera pa vlerë
• Kursimi i angazhimit të një punëtori
• Evitimi I trafikut të stërngarkuar
• Evitimi I ndonjë gjobe nga policia
• Evitimi I kushteve të rënda atmosferike
E gjithë kjo ju kursen para, kohë dhe nerva...
Sipas statistikave ne SHBA, në Evropë dhe në Japoni, ky lloj biznesi u ka ndihmuar kompanive të ndryshme që t’i ulin shpenzimet dhe ta risin efiqiencën deri ne 18 për qind.
I gjithë ky proces ndodhë në dy mënyra:
Përmes internetit, në ueb-faqen tonë www.smard.info, ku gjenden të gjitha produktet të cilat mund t’i porosisni. Përmes një interfejsi shumë të lehtë për t’u përdorur, produktet e dëshiruara i hidhni në shportën e juaj, ndërsa mund të zgjidhni edhe mënyrën e pagesës. Porosia juaj procesohet dhe dërgohet tek zyra juaj.
Ju mund të porositni përmes katalogut, në të cilin gjenden të gjitha produktet me përshkrim të detajuar: çmimin, si dhe numrin e katalogut të produktit me të cilin ju porositni produktin (Kat. No. numri i produktit), në numër të telefonit 038 22 88 22. Pastaj, porosia juaj procesohet dhe dërgohet deri tek zyra juaj.
Në SMARD ofrojmë edhe një shërbim tjetër, i cili bazohet në dërgimin e dhuratave te personi i dëshiruar. Pra, zgjidhni nga asortimenti i dhuratave që gjenden në Katalog dhe në ueb-faqe, e bëni porosinë, ne i paketojmë, i mbështjellim me urimin e juaj dhe i dërgojmë te personi i dëshiruar.
Porosia minimale e mallit është 25.00€
Kushtet e liferimit të mallit në qytetin e Prishtinës, brenda 24 orëve janë gratis (përveç liferimit të orendive për zyre të cilat liferohon deri në 5 ditë pune). Ndërsa, nëse kërkesa për liferim bëhet brenda ditës, atëherë paguhen ekstra 1.50 euro për Prishtinë, por porosia duhet të bëhet para orës 13.00. Të shtunave porositë pranohen deri ne ora 12.00 dhe liferohet të hënën në vijim.
Për qytetet tjera malli liferohet me pagesë të korrierit në shumë prej 2.50 euro.
Mënyrat e pagesës:
1. Me transfer bankar,
2. Me pagesë gjatë pranimit të mallit ,
3. Në regjioni e Prishtinës me kartelë bankare përmes POS terminalit, gjatë pranimit të mallit (me te gjitha llojet e karteleve).



